Guardiola: Do ta fitojmë sërish Premierligën - NACIONALE

Guardiola: Do ta fitojmë sërish Premierligën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola beson se Man City do ta fitojë sërish Premierligën, këtë herë për të pestin vit radhazi.

“Qytetarët” janë favorit ani pse renditen në pozitën e tretë, prapa Liverpoolit dhe Arsenalit.

Guardiola iu ka dhënë një mesazh të qartë rivalëve, duke iu bërë me dije se nuk ka fare dyshime se do ta fitojnë titullin e kampionit anglez.

Ndjenja ime tani është se ne do ta fitojmë prapë Premierligën”.

Nëse luajmë në nivelin që treguam ndaj Liverpool dhe Tottenham, atëherë e fitojmë sërish titullin”.

Njerëzit nuk besojnë pas tre barazimeve, mirëpo ne mendojmë se do t’ia dalim sërish duke e ditur që s’është e lehtë sepse askush nuk e ka bërë (katër vite radhazi)”.

“Vështirësitë janë aty dhe kishte edhe vitin e kaluar, por nëse më pyet tani atëherë mendoj se e fitojmë sërish”, tha ai në konferencë për shtyp.

Pas barazimit me Tottenham, tani skuadra e Guardiolas do të përballet me Aston Villan para se të zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në javën tjetër në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme