Guardiola: Dielli do të del sërish, Man City do të rikthehet
Trajneri Pep Guardiola është optimist se Manchester City do të rigjejë formën e duhur.
Skuadra angleze po kalon formën më të tmerrshme këtë sezon, ku në 12 ndeshjet e fundit kanë regjistruar vetëm një fitore.
Sidoqoftë, Guardiola për “Sky Sports” ka deklaruar se do të rikthehen fuqishëm, sidomos kur t’i kthehen lojtarët e lënduar.
“Dielli do të del sërish, Manchester City do të rikthehet prapë”.
“Testet më të mëdha janë kur gjërat shkojnë keq. Ky është testi më i mirë që kam pasur”.
“Do të rikthehemi dhe kjo do të ndodhë. Por, kjo më bën të kujtoj sa të mirë ishim në të kaluarën. Kjo është e vërteta”.
“Arsyeja kryesore është sepse kemi shtatë apo tetë lojtarë të lënduar, dhe pas çdo tre dite, po bëhet më vështirë”, nënvizoi ai.
🔵☀️ Pep Guardiola: “The sun will rise. Manchester City will be back”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 29, 2024
“The greatest test when things are going badly. The greatest test that I've done”.
"We will come back and that's what already happened. But that makes me remember how good was the past. That's the truth”… pic.twitter.com/wFe2kQROZM
Ndërkohë, City aktualisht është në epërsi 1:0 në përballjen ndaj Leicester Cityt.