Guardiola befason sërish, e do Benjamin Pavardin te Man City - NACIONALE

Guardiola befason sërish, e do Benjamin Pavardin te Man City

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City e ka bërë prioritet nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Benjamin Pavard.

Pavard pritet të largohet nga Bayern Munich këtë verë, pasi kampioni i Gjermanisë ka arritur marrëveshje për transferimin e Kyle Walkerit.

Gazetari italian Fabrizio Romano shkruan se skuadra angleze po tenton ta transferojë Pavardin, si zëvendësuesi i Walkerit.

Manchester City tani e ka në top listë mbrojtësin Benjamin Pavard si mbrojtës i krahut të djathtë”.

Pavard është prioritet i Cityt nëse Kyle Walker do t’i bashkohet Bayernit, marrëveshja e avancuar në aspektin personal por ende e pakompletuar”.

Bayern dhe Man City do të diskutojnë për Walkerin dhe Pavardin”, shkroi Romano.

Ndërkohë, Man City ka kërkuar 15 milionë euro për Walkerin i cili ka arritur marrëveshje personale me Bayernin për dy vite kontratë me opsion për një tjetër.

Man City do të mbetet pa dy mbrojtës të krahut, pasi përpos anglezit pritet të largohet edhe Joao Cancelo, me Barcelonën që mbetet destinacioni favorit.

Lajme të ngjashme