GSP: UEFA ka nisur hetimet kundër Rumanisë, 6 akuza përfshirë racizmin
Shtëpia e futbollit UEFA ka nisur hetimet kundër Rumanisë për përballjen ndaj Kosovës, ku janë ngritur gjashtë akuza përfshirë racizmin.
Të martën, ndeshja mes rumunëve dhe kosovarëve u ndërprenë për 50 minuta shkaku që lojtarët tanë u larguan nga fusha pas thirrjeve “Kosova është Serbi”, si dhe shpalosjen e një baneri.
Nuk ka vonuar shumë nga ankesa e FFK-së, dhe UEFA tashmë ka nisur hetimet për këtë ndeshje me Rumaninë që përballet me plot gjashtë akuza, kështu se paku raporton “gsp.ro”.
Akuzat që do të përballet Rumania sipas gazetës rumune janë:
1.Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”).
2.Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme).
3.Sjellje raciste.
4.Ndezja e fishekzjarrëve.
5.Hedhja e objekteve në fushë.
6.Bllokimi i zonave të aksesit publik.
Raporti gjithashtu shton se FFK dëshiron të ankohet në artikullin 14 në rregullat e UEFA-s që lidhet me racizmin, me shpresën ta fitojnë ndeshjen në tavolinë por një gjë është e pamundur.
“Kosovarët do të donin ta zbatonin në ekstrem nenin 14 të rregullores së UEFA-s, që ka të bëjë me racizmin, dhe ta konsideronin mjetin e fundit, 0-3 në “tavolinën e gjelbër””.
“Edhe nëse jemi recidivë, nuk mund ta humbim ndeshjen me Kosovën në “tavolinën e gjelbër”. Kjo është ajo që do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte rifilluar”.
Sipas e tyre, e tëra që mund të dënohet Rumania përpos gjobës është që ndeshjet ndaj Andorrës dhe Zvicrës të zhvillohen pa praninë e tifozëve.
