Grushti i Mayweather është aq i shpejtë dhe i fuqishëm, sa që tingëllon si kamxhik
Në kohën e tij më të mirë, Floyd Mayweather ishte kënaqësi të shikohej.
Me një bilanc profesional 50-0, amerikani është padiskutim një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohëve.
Derisa bëri debutimin më 1996, Mayweather ishte i destinuar për gjëra të mëdha në karrierë.
Me 27 fitore që i regjistroi me nokaut, 'Money' mposhti emra si Oscar De La Hoya, Ricky Hatton, Shane Mosley, Canelo Alvarez dhe Manny Pacquiao përgjatë një karriereje të bujshme.
Në një video të postuar në YouTube, amerikani shihet duke stërvitur të majtën dhe është thjesht e jashtëzakonshme të shikohet.
Secilën herë që ai lansoi goditjen, dukej sikur kamxhik. Tash, imagjinoni ta pësoni në fytyrë një goditje të tillë... jo, faleminderit!
Kur shikon Mayweather duke u ndeshur, stili i tij është kaq unik. Ai do të adaptonte një rreze të gjërë të mbrojtjes dhe stil ofanziv të mprehtë.
Ai e lejonte kundërshtarin të futej, e bënte të rrëshqiste dhe pastaj e sulmonte me sulme të shpejta.
Mayweather ishte padyshim një prej kundër-goditësve më të mirë në sport.
Thonë se mbrojtja më e mirë është sulmi i mirë. Mund të themi se Floyd e kishte këtë çasje përgjatë karrierës, pavarësisht se shumë potenconin se ishte shumë defanziv.
Kishte tendencë të bllokonte mjekrën dhe ta mbronte veten nga goditjet në trup. Mënyra si e bënte këtë, gjithmonë dilte të jetë e suksesshme, pasi kundërshtarët kishin vështirësi të bënin goditje të pastra.
Me çasjen defanzive, Floyd pastaj sulmonte jashtëzakonisht mirë. Ai do të shmangte goditjet e rënda, për të sulmuar kur kundërshtari e kishte kokën e hapur.
Një tjetër thënie e famshme potencon "preciziteti mposht fuqinë dhe koha e duhur mposht shpejtësinë". Koha që zgjidhte Mayweather për të sulmuar ishte thjesht kënaqësi të shikohej.
