Gruaja e Di Maria: Ai iu bashkua Manchester Unitedit shkaku i parave - NACIONALE

Gruaja e Di Maria: Ai iu bashkua Manchester Unitedit shkaku i parave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gruaja e Angel di Maria, Jorgelina Cardoso ka zbuluar se lojtari iu bashkua Manchester Unitedit nga Real Madrid shkaku i parave.

Argjentinasi kaloi te Man United nga Real Madrid për një vlerë prej 59.7 milionë funte në gushtin e vitit 2014, duke qenë atë kohë një ndër transferimet më të shtrenjta në histori, por u shit 11 muaj më vonë për 15 milionë funte më pak pas një sezoni zhgënjyes.

Gruaja e tij, Jorgelina Cardoso ka zbuluar tmerrin që kaluan në Mançester, duke e quajtur ushqimin anglez të shpifur dhe duke shtuar se mendonte të vriste vetën.

"Angel erdhi tek unë një ditë dhe më tha "Shikoje këtë propozim nga Manchester United". Unë nuk doja të shkoja, i thashë shko vetë. "Le të shkojmë se bashku" ishte përgjigja e tij. Ishin shumë para, më shumë se spanjollët ofruan. Prandaj ne shkuam. Nëse punon në një kompani dhe dikush tjetër të ofron dyfishin e pagës, shkon duke vrapuar".

"Ishim miq me Gianinna Maradona, gruaja e ish yllit të Manchester Cityt, Sergio Aguero dhe udhëtuam në Mançester për pushime atë vit. Ishte gjithmonë e tmerrshme. Erdhëm në shtëpi dhe i thashë: "Nëse transferohesh diku, sigurohu të jetë çdo kund në botë, përpos në Angli".

"Nuk më pëlqeu aspak, po ta tregoj të vërteten. Njerëzit të gjithë ishin të çuditshëm. Ecën rrugës dhe nuk e di nëse ata do të vrasin. Ushqimi ishte i shpifur. Femrat duken si porcelane. Angel dhe unë ishim në Madrid, klubin më të mirë në botë, ushqimi perfekt, koha perfekte, çdo gjë ishte perfekte dhe pastaj erdhi propozimi i Unitedit".

"I thosha "s'ka shanse, s'ka shanse", por vazhdonte të thoshte se ndihet më i siguruar financiarisht dhe duhet të shkonim. Luftuam për atë. Ne provojmë të jemi afër kur gjërat shkuan gabim. Nuk e fajësoj që shkoi atje. Ishte e tmerrshme. I thashë "I dashur, dua ta vras vetën në orën 2 të mëngjesit", deklaroi ajo për “LAN”

Kalimi i Di Maria te Man United momentalisht është transferimi i 28-të më i shtrenjtë në hisotri të futbollit dhe u konsiderua pasi dështoi të përshtatet në sistemin e Louis Van Gaal dhe shënoi vetëm katër gola në 32 paraqitje në të gjitha garat.

34-vjecari pastaj kaloi te PSG në verën e vitit 2015 dhe kaloi shtatë vite të shkëlqyeshme aty, ku fitoi 18 trofe para se t'i bashkohet Juventusit si agjent i lirë në korrik.

Lajme të ngjashme