Grimaldo: Shqipëria skuadër shumë e mirë, dëshmuan se janë mjaftë grup i bashkuar
Mbrojtësi i Bayer Leverkusenit Grimaldo thotë se pret një përballje të vështirë ndaj Shqipërisë.
Grimaldo do të jetë nga minuta e parë në formacionin e Spanjës, ndërsa ka komentuar shkurtimisht përballjen ndaj “Kuq e Zinjve” për faqen zyrtare të “UEFA-s”.
Spanjolli deklaroi se pret një përballje jo të lehtë, ndërsa mezi pret të luajë shkaku që është paraqitja e parë në Evropian.
“Është ndeshje e komplikuar, Shqipëria ka skuadër shumë të mirë. Në dy ndeshjet i kanë bërë gjërat shumë të komplikuara për Italinë dhe Kroacinë”.
“E dimë se janë një grup shumë i bashkuar, që punon mirë në mënyrë defansive dhe ofansive. Duhet të nisim nga minuta e parë shumë të koncentruam për të arritur fitore”.
“Për mua do të jetë ndeshje e veçantë. Është paraqitja e parë në Evropian. Do të shkoj në fushë me kokën poshtë dhe të bëj atë që di më së miri. Jam në një moment të karrierës me besim, për mua dhe bashkëlojtarët”, deklaroi ai.