Griezmann tallet me Sanchezin pasi humbi penalltinë - NACIONALE

Griezmann tallet me Sanchezin pasi humbi penalltinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Antoine Griezmann u tall me Alexis Sanchez pasi ky i fundit humbi penalltinë në eliminimin e Interit nga Atletico Madrid.

Inter hyri në “Wanda Metripolitano” në avantazh prej 1:0, por pësuan humbje me rezultat 2:1 dhe më pas u mposhtën edhe në penallti për t’i dhënë fund rrugëtimit për në Ligën e Kampionëve.

Nga pika e bardhë, Jan Oblak ishte fantastik duke i ndalur gjuajtjet e Sanchez dhe Davy Klaassen.

Grizemann u zëvendësua në kohën shtesë shkaku i një lëndimi andaj nuk mund të gjuante penallti, por televizioni spanjoll “Moviestar” e kapi francezi duke festuar goditjen e humbur të Sanchez.

Gjatë klipit, Griezmann thuhet t’i ketë thënë Rodrigo de Paul në gjuhën spanjolle “es un cagon, el chileno es un cagon”, që do të thotë “është frikacak, kiliani është frikacak”.

Duke folur për dëshirën e Griezmann që të mbetej në fushë, Simeone pas ndeshjes tha: “Derisa mundte, ishte aty. Kur nuk e mbanin këmbët, kërkoi zëvendësimin. Këtë e bëjnë burrat”.

Atletico Madrid të premten do ta mësojë emrin e skuadrës me të cilën do të përballet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, duke qenë që është një ndër tetë skuadrat e kualifikuara pranë: Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Manchester City, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe PSG.

Lajme të ngjashme