Grevat shtyjnë ndeshjet e Newcastle United dhe Southamptonit
Ndeshjet që dy skuadrat e Premierligës, Newcastle Unitedit dhe Southamptonit, në kuadër të Carabao Cup do të zhvillohen një ditë më herët për shkak të aksioneve të planifikuara për grevë nga shërbimet mjekësore.
Stafi i mjekësisë në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit do të hyjë në grevë më 21 dhjetor në një mosmarrëveshje lidhur me pagat.
Kësisoj, nga kjo situatë janë ‘prekur’ edhe ndeshjet e raundit të katërt në Carabao Cup, me Newcastle United që do të përballet me Bournemouth me 20 dhjetor, një ditë më parë sesa ishte planifikuar, pra 21 dhjetor.
Southampton gjithashtu do të luajë tani më 20 dhjetor, në shtëpi ndaj skuadrës të Ligës së Parë në kampionatin anglez, Lincoln City.
Fillimi për të dyja ndeshjet do të jetë në orën 20:45 dhe megjithëse biletat e blera tashmë mbeten të vlefshme, rimbursimet do të jenë të disponueshme për të dyja ndeshjet.
Newcastle United përmes një komunikate zyrtare gjithashtu konfirmoi një gjë të tillë: "Aksioni i planifikuar i grevës ka implikime të rëndësishme të sigurisë në dispozitat mjekësore të klubit ditën e ndeshjes."
Ndërsa, Southampton lëshoi këtë komunikatë: "Një numër zgjidhjesh u shqyrtuan me kujdes, por u vendos që ky ishte i vetmi rezultat i përshtatshëm për të ruajtur nivelin e sigurisë që kërkohet për të zhvilluar ndeshjen."
Kjo situatë është duke ndikuar edhe te klubet e tjera, ku Manchester United është në bisedime me autoritetet për ndeshjen e tyre në shtëpi me Burnley më 21 dhjetor, ndërsa Blackburn Rovers kishte bërë tashmë plane të paparashikuara për të pritur Nottingham Forest në të njëjtën ditë.