Gresa Bakraçi nuk e arrin kualifikimin as në repesazh, e përfundon garimin në Lojërat Olimpike
Atletja kosovare, Gresa Bakraçi, tani e ka mbyllur garimin e saj në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi nuk arriti kualifikimin as nëpërmjet repesazhit, duke hyri në 800 metra vrapim më ngadalë se dje.
Bakraçi që dje përfundoi e 49-të nga 50 garuese, pasi e fundit u diskualifikua, duke pasur kohën më të keqe, e rezultet ende më të dobët e ka arritur sot në repesazh.
Në baterinë e tretë të repesazhit vrapimin në 800 metra e përfundoi për 2:13.96.
Në rezultatet përfundimtare të Lojërave Olimpike, Bakraçi figuron si e diskualifikuar për thyerje të rregullave, kështu për ta mbyllur garën e fundit, pra në vendin e 23-të nga 23 garuese.