Granit Xhaka zgjidhet lojtari më i mirë në Zvicër
Ylli shqiptar Granit Xhaka është zgjedhur lojtari më i mirë në Zvicër.
Pas një edicioni të mrekullueshëm, ku ndihmoi Arsenalin të garojë deri në fund për titullin kampion, si dhe luajti rol kyç në kualifikimin e Zvicrës në “Euro 2024”, mesfushori është nderuar.
Kështu, Xhaka mposhti Zeki Amdouni dhe Manuel Akanji në garën për çmimin “Lojtari më i mirë në Zvicër”.
Pasi fitoi çmimin, shqiptari deklaroi se është më shumë se i lumtur që e përsërit këtë sukses.
“Puna që bëhet çdo ditë po shpërblehet. Jam më shumë se i kënaqur që e kam fituar sërish”.
“Jam fitues sonte dhe do të punoj shumë për të qenë këtu edhe vitin tjetër”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Xhaka tani synon të bëjë historinë me Bayer Leverkusenin dhe ta fitojë titullin kampion në Gjermani.