Granit Xhaka shpreson se Murat Yakin të mbetet te Zvicra - NACIONALE

Granit Xhaka shpreson se Murat Yakin të mbetet te Zvicra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Granit Xhaka thotë se shpreson që përzgjedhësi Murat Yakin ta drejtojë kombëtaren e Zvicrës në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ani pse u panë si favoriti kryesor, Zvicra bëri paraqitje jo të mira nën urdhrat e Yakin duke u kualifikuar vetëm si pozitë e dytë, derisa edhe pësuan humbje ndaj Rumanisë të martën.

Mediat zvicerane raportojnë se Yakin është nën presion të vazhdueshëm dhe ka mundësi që humbja ndaj Rumanisë, të jetë e fundit për të në kreun e “Helvetikëve”.

Sidoqoftë, edhe pse raportohet për probleme mes tyre, Xhaka ka deklaruar se shpreson që Yakin të mbetet në kreun e Zvicrës.

Shpresoj të shkojmë në Kampionatin Evropian me Murat Yakinin. Nuk nënkupton se ka problemi, kështu e shoh, kështu e sheh trajneri”.

Nëse do të fitonim katër ndeshjet e fundit me ato shanse që kishim, nuk do ta kishim problemin e Murat Yakinit”.

“20min.ch” raporton se Federata Zvicerane do të analizojë në muajin dhjetor mbi paraqitjet e kombëtares dhe pastaj pritet të vendoset nëse do t’i besohet pozita apo të shkarkohet.

Ndërkohë, Zvicra do t’i mësojë kundërshtarët në grupe më 2 dhjetor 2023, ku fatkeqësisht për ta renditen në vazon e katërt andaj ka gjasa të ndodhen në një grup të “vdekjes”.

Lajme të ngjashme