Granit Xhaka “qau nga gëzimi” kur u largua nga Arsenali për t’iu bashkuar Leverkusenit - NACIONALE

Granit Xhaka “qau nga gëzimi” kur u largua nga Arsenali për t’iu bashkuar Leverkusenit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Granit Xhaka thotë se qau nga gëzimi kur u largua nga Arsenali për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit në verë, pasi ishte dëshira e tij për t’u kthyer në Gjermani.

Shqiptari kaloi shtatë vite të suksesshme te “Topçinjtë”, duke fituar dy herë FA Cup derisa edhe u shpall kapiten. Pastaj ai e humbi shiritin shkaku i problemeve disiplinore por sezonin e kaluar ishte ndër më të mirët.

Sidoqoftë, në verë Xhaka nënshkroi për Leverkusenin në një marrëveshje 20 milionë funtesh pasi donte të rikthehej në Gjermani, ku kishte luajtur për Borussia Monchengladbach para se t’i bashkohej londinezëve.

31-vjeçari së fundmi tregoi se qau nga gëzimi kur nënshkroi kontratën me gjermanët. “Jam shumë person emocional, më pëlqen të qaj dhe nuk turpërohem.

Sigurisht, kam qarë nga gëzimi disa herë. Për shembull, kur u transferova këtu te Leverkuseni”.

Qava nga gëzimi sepse vërtetë doja të rikthehesha. Mendoj se është pjesë e të jesh qenurit njeri”.

Rikthimi i Xhakës në Gjermani ka shkuar shumë mirë, duke luajtur në 10 ndeshjet në Bundesliga ku Leverkuseni është lider, dy pikë para Bayern Munichut.

Lajme të ngjashme