Granit Xhaka: Prej se jam bërë baba, kam ndryshuar shumë - NACIONALE

Granit Xhaka: Prej se jam bërë baba, kam ndryshuar shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, në një intervistë të dhënë të shtunën për SkySports, ka treguar për ndikimin e trajnerit Mikel Arteta, sezonin e Arsenalit, shanset për titull dhe shumë të tjera. Ndër të tjera mesfushori shqiptar tha se nga momenti që është bërë baba, ka ndryshuar shumëçka nga ai.

Xhaka dhe Arsenali po shkëlqejnë këtë sezon në Premierligë, duke qenë në krye të renditjes me pesë pikë më shumë se kampioni në fuqi, Manchester City, duke bërë një gjë që shumë pak pritej.

30-vjeçari këtë sezon fantastik e përshkruan me një fjalë: “Ndryshe.”

Arsenal's Granit Xhaka talks to ESPN about Arteta's influence, fixing relationship with fans, Europa League goals

“Nëse them ndryshe, nuk jam duke folur për pozicionin tim. Jam duke folur për vetën time. Më shumë eksperiencë, më shumë qetësi. Kam ndryshuar shumë prej se jam bërë baba, por në fushë, natyrisht, tani jam në një pozitë të re ku nuk kam luajtur më parë, aty ku Arteta më ka vendosur. Nëse jam i sinqertë, asnjëherë nuk e kam menduar se mund ta luajë këtë pozicion. Nuk e pëlqeja dhe ia thashë trajnerit, por ai më tha se unë mund të luajë në këtë pozitë”, tha fillimisht Xhaka./Nacionale

Duke folur për ndikimin e trajnerit spanjoll te topçinjtë, Xhaka thotë se ai bërë diçka që as nuk e kishte menduar se mund të ndodhte brenda tre viteve.

“E mbaj mend herën e parë kur erdhi. Shkuam në një dhomë përplot me karrige dhe ai i rrëzoj të gjitha ato në tokë, duke shkaktuar kaos. Çfarë bërë ai? I mori i radhiti karriget në mënyrën siç duhet të jenë. Kjo është pse ne dukemi kështu, gjithçka nga një organizim i mirë. Ai bëri diçka që kurrë nuk e mendoja se do të bëhej brenda tre viteve.”

Besimi në titullin kampion

Reprezentuesi zviceran thotë se në dhomat e zhveshjes ende nuk kanë diskutuar për titullin kampion, por thotë se kur janë aq afër, pse mos ta mendojnë një gjë të tillë.

Granit Xhaka praised by ex-England man after Arsenal midfielder overcame 'very rare' obstacle

Për të qenë i sinqertë, ne ende nuk kemi folur për të fituar ndonjë titull, por nëse jemi kaq afër, pse jo? Jemi pesë pikë larg vendit të dytë, kemi edhe 13-14 ndeshje për të zhvilluar, por pse mos të besojmë te njëri-tjetri. Unë jam fans i madh i ëndrrave, por kjo nuk është ëndërr, kjo është diçka që mund ta arrijmë vetë.

Për fund Xhaka thotë se fitimi i titullit do të jetë diçka e madhe për tifozët dhe për çdo lojtarë, që pas kaq shumë vitesh përsëri të fitojnë një trofe të tillë.

“Sigurisht, nëse e përfundojmë sezonin me titullin kampion në Premierligë, do të jetë diçka e madhe. Nuk po flas vetëm për vetën, për çdo lojtarë dhe tifozët, pasi pas kaq shumë vitesh përsëri po vjen një trofe i tillë.”

Lajme të ngjashme