Granit Xhaka optimist se mund ta fitojë tripletën me Bayer Leverkusenin - NACIONALE

Granit Xhaka optimist se mund ta fitojë tripletën me Bayer Leverkusenin

2 javë më parë

nga NACIONALE

Mesfushorit Granit Xhaka thotë se mund ta fitojnë tripletën me Bayer Leverkusenin, por duhet të qëndrojnë ende me “këmbë në tokë”.

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën ka ndihmuar shumë skuadrën gjermane, e cila ka qenë befasia e sezonit. Deri më tani, Leverkusen s’di për humbje, ka mbërritur në finale të Kupës, dy pikë larg titullit kampion të Bundesligas si dhe ndodhet në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Xhaka ka dhënë një intervistë për “Blick”, ku ka deklaruar se deri më tani kanë kompletuar disa objektiva, por duhet ende punë.

“Kemi pasur disa objektiva specifik në ditët e fundit. E para ishte që të kualifikohemi në Kupën e Gjermanisë, që është e kryer tani”.

“E dyta ishte fitimi i titullit dhe mund ta realizojmë të dielën. E treta është që të shkojmë sa më larg në Ligën e Evropës. Sapo ta fitojmë Bundesligan, mund të koncentrohemi në Ligën e Evropës”.

“Nëse qëndrojmë me këmbë në tokë, vazhdojmë me punën ditore si gjithmonë, atëherë gjithçka është e mundur”, shtoi Xhaka.

Përndryshe, Bayer Leverkusen përballet me klubin londinez West Ham në kuadër të Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme