“Granit Xhaka mund të përfundojë te Real Madridi pranë Alonsos”
Mesfushori Granit Xhaka vitin tjetër mund të luajë në fanellën e Real Madridit si pasuesi i Luka Modric nën urdhrat e Xabi Alonsos, kështu së paku ka deklaruar eksperti i transferimeve Marco Streller.
Streller e sheh si të mundur kalimin e shqiptarit te Real Madridi, ngase është i padiskutueshëm te Leverkuseni si dhe e ka dëshmuar vetën si çelësi në sistemin e Alonsos.
“Është shefi në fushë. Ai jep urdhra, edhe kur e ka topin. Kjo është ajo që ju quani cilësi drejtuese, kur dikush kryeson rrugën dhe nuk i shmanget një dueli. Xhaka është lideri që nuk mund të kërkosh më mirë”.
"Sinqerisht, nuk e di nëse kjo ishte ndalesa e tij e fundit jashtë vendit. Mund ta imagjinoj mirë se nëse Xabi Alonso shkon në Real Madrid dhe Modric largohet, mund të ndodhë papritmas..."
“Xhaka te Real Madridi? Mund të jetë kështu. Alonso e di se Graniti ishte një pjesë vendimtare e enigmës për suksesin në Leverkusen”, deklaroi ai.
Alonso pritet ta marrë drejtimin e Real Madridit që nga sezoni 2025/26, me Carlo Ancelottin që mund të shkarkohet nëse nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n.
Në fakt, madrilenët gjithnjë po kritikohen në mesfushë, sidomos me rënien në formë të Aurelien Tchouamenit e Edouardo Camavingas, prandaj ndonjë nënshkrim i ri nuk është larg mundësive.