Granit Xhaka: M’u desh të shënoja sot, i premtova gruas për ditëlindjen e 30-të - NACIONALE

Granit Xhaka: M’u desh të shënoja sot, i premtova gruas për ditëlindjen e 30-të

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka, ishte sërish protagonist në fitoren e Arsenalit. Kësaj radhe shënoi golin e fundit të takimit për 4:0 ndaj Leeds United, të cilin ai me anë të një postimi tha se duhej të shënonte, sepse i kishte premtuar gruas së tij për ditëlindje.

Arsenali shënoi fitoren e 23-të sezonale, me dy golat e Gabriel Jesus dhe dy gola të tjerë të shënuar nga White e Xhaka.

Me të përfunduar ndeshja, Graniti postoi foto në rrjetin social në Instagram, ku e shoqëroi me një dedikim.

“I kam premtuar gruas sime një gol për ditëlindjen e 30-të të saj, kështu që më duhej të shënoja sot! Urime ditëlindja.”

Ky sezon për Xhakën si në nivel personal ashtu edhe me klub, ka qenë ndoshta më i miri, pasi deri më tani në 29 paraqitje, ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në po aq, duke ndihmuar Arsenalin drejt titullit të parë në Premierligë që nga viti 2004.

Lajme të ngjashme