Granit Xhaka: Luajmë vetëm për fitore ndaj Liverpoolit, nuk më intereson çfarë bën Man City - NACIONALE

Granit Xhaka: Luajmë vetëm për fitore ndaj Liverpoolit, nuk më intereson çfarë bën Man City

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka treguar se synon vetëm pikët e plota në ndeshjen e radhës ndaj Liverpoolit.

Arsenali është lider në Premierligë, tetë pikë para Man Cityt (një ndeshje më pak të zhvilluar), derisa në xhiron e radhës i pret një sfidë jo e lehtë, si mysafir i Liverpoolit.

Sidoqoftë, Xhaka ka treguar se synojnë vetëm pikët e plota në “Anfield” dhe shpreson që ta arrijnë një gjë të tillë.

"Nuk ka rëndësi se si sezoni i tyre po shkon, gjithnjë janë një skuadër e rrezikshme dhe është shumë e vështirë për një skuadër që të luaj aty".

"Kemi besimin e mjaftueshëm se mund të fitojmë aty. Kjo është ajo që do të provojmë të bëjmë. Për këtë arsye ne jemi duke shkuar aty dhe të shpresojmë që të rikthehemi me tre pikë".

I pyetur për Manchester Cityn, shqiptari deklaroi se kanë gjithçka nëpër duar dhe që nuk i intereson se çfarë bën rivali.

Të jem i sinqertë, ne po shikojmë veten (jo Man City). Ne kemi gjithçka në duart tona - nëntë ndeshje për të shkuar tani”.

"Le të themi pesë pikë ndaj Cityt – ose tetë tani kemi luajtur një ndeshje më shumë. Është më e rëndësishme se çfarë ndodh në ekipin tuaj, jo çfarë bën dikush tjetër”.

Përballja mes Liverpoolit dhe Arsenalit do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.

Lajme të ngjashme