Granit Xhaka i pastër si loti, lirohet nga akuzat për kurdisje bastesh - NACIONALE

Granit Xhaka i pastër si loti, lirohet nga akuzat për kurdisje bastesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka, ka dalë të jetë i pastër nga çdo lloj përfshirje në baste, pasi fillimisht u akuzua për një karton të verdhë kinse të kurdisur gjatë sezonit të kaluar, kur skuadra e tij Arsenal po përballej me Leeds United.

Ylli i Arsenalit ishte subjekt i një hetimi nga Federata angleze e futbollit, komisioni i lojërave të fatit dhe nga Agjencia Kombëtare e Krimit, për kartonin e verdhë që mori në dhjetor të vitit 2021.

Hetimi mbi 30-vjeçarin kishte për qëllim madje të shikonte për përfshirje të dyshuar edhe mafinë shqiptare.

Megjithatë, pas hetimeve të shumta, çështja më në fund është mbyllur pasi u vlerësua se Xhaka nuk kishte asnjë rast për t'u përgjigjur.

Granit Xhaka has been cleared of any involvement in an alleged betting scam

Ndeshja ku zvicerani mori kartonin e tij të verdhë përfundoi me fitore të topçinjve 3:0.

Xhaka u ndëshkua nga Andre Marriner për humbje kohe në një goditje dënimi në minutën e 86-të.

Modele të dyshimta bastesh u kapën në lidhje me këtë ndëshkim, duke përfshirë një bast me vlerë 52,000 £ që u vendos për të marrë karton Xhaka.

Gjashtë muajt në vijim panë që FA të hetonte shkeljen e supozuar, përpara se ta kalonin çështjen në NCA, e cila tani e ka pushuar çështjen për shkak të mungesës së provave.

Xhaka was booked for time wasting in a 2021 clash against Leeds

Pasi iu bashkua Arsenalit nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016, Xhaka ka bërë 295 paraqitje për skuadrën e Londrës së Veriut.

Megjithatë, koha e tij në Emirates duket se do të përfundojë këtë verë.

Ndërkombëtari zviceran thuhet se është afër rikthimit në Bundesligë me Bayer Leverkusen.

Me Arsenalin që do të marrë 20-25 milionë euro për Xhakën, Mikel Arteta do t'i shtyjë drejtuesit e klubit të sjellin disa përforcime në mesfushë.

Ylli i West Ham, Declan Rice është lidhur shumë me një transferim, por raportimet e fundit sugjerojnë se bisedimet nuk do të hapen mes dy klubeve deri në qershor.

Lajme të ngjashme