“Granit Xhaka është në krye të ligës tënde”, tifozët e Arsenalit e “thumbojnë” Harry Kane
Tifozët e Arsenalit i kanë kujtuar sulmuesit Harry Kane se Bayer Leverkuseni po e fiton titullin në Gjermani përmes mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.
Arsenal zhvilloi një paraqitje të mirë ndaj Bayern Munichut, por që arriti vetëm një barazim 2:2, me Kane që shënoi golin e dytë për gjigantin gjerman.
Pas ndeshjes, Kane u intervistua për “TNT Sports”, mirëpo tifozët vendas s’e lejuan aq lehtë duke kënduar për ish futbollistin e tyre Granit Xhaka, që po shkëlqen te Leverkuseni.
“Granit Xhaka është në krye të ligës tënde”, dëgjohen duke kënduar vazhdimisht tifozët londinez.
Arsenal fans teasing Harry Kane by chanting 'Granit Xhaka is top of the league' during his post-match interview 😂😂
— Footy Humour (@FootyHumour) April 10, 2024
pic.twitter.com/1FFH17zwdI
Përballja kthyese mes Bayern Munichut dhe Arsenalit do të zhvillohet në “Allianz Arena” pas një jave, me të dy skuadrat që synojnë një vend në gjysmëfinale.
Kujtojmë, fituesi i kësaj përballje do të luajë ndaj fituesit të çerekfinales tjetër Real Madrid – Manchester City.