Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri nga minuta e parë ndaj Bjellorusisë
Kombëtarja e Zvicrës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikuesve për Kampionat Evropian “Euro 2024” si nikoqir i Bjellorusisë.
“Helvetikët” do të kërkojnë vetëm pikët e plota që t’i afrohen edhe më shumë kualifikimit në fazën e grupeve.
Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike, ku dyshja Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë nga minuta e parë.
Zvicra: Sommer; Lotomba, Schar, Akanji, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Shaqiri, Sow, Steffen; Itten
Bjellorusia: Ignatovich; Karpovich, Volkov, Politevich, Polyakov; Ebong, Bocharow, Korzun; Bakhar, Kontsevoi, Malkevich
Ndeshja do të nis me fillim nga ora 18:00.