Granit Xhaka duket i gatshëm për përballjen vendimtare me Manchester Cityn - NACIONALE

Granit Xhaka duket i gatshëm për përballjen vendimtare me Manchester Cityn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Granit Xhaka duket i gatshëm dhe në humor të mirë për t’i ndihmuar Arsenalit në përballjen vendimtare për titull kundër Manchester Cityt në Premierligë.

Përfaqësuesi kosovar i Zvicrës Xhaka mungoi në ndeshjen dramatike të së premtes, ku Arsenali lëshoi pikë përsëri duke barazuar 3:3 me Southamptonin në Emirates, për shkak të një gripi dhe paraqitja e tij sonte në Emirates ishte në dyshim po ashtu.

“Po, Graniti ka munguar. Shpresojmë se ai do të jetë në gjendje të stërvitë sot, por ende është në dyshim”, tha trajneri Mikel Arteta kur u pyet të martën nëse Xhaka do të luante kundër Cityt.

Xhaka duket se e ka kaluar gripin dhe ishte lojtari i parë që zbriti nga autobusi pranë Hotel Hyatt në Mançester, ku ekipi i Arsenalit u vendos para ndeshjes.

Më pas ai iu bashkua skuadrës në shëtitjen e tyre të zakonshme nëpër qytet të mërkurën në mëngjes, shëtitje që ata i bëjnë gjithmonë para ndeshjeve në udhëtim, duke qeshur dhe duke bërë shaka me bashkëlojtarët Ben White dhe Martin Odegaard.

Përveç William Saliba dhe Mohamed Elneny, që nuk ishin të pranishëm dhe nuk janë pjesë e skuadrës në ndeshje, çdo lojtarë tjetër ishte pjesë e shëtitjes.

”Nuk ka pasur përmirësim, për fat të keq”, tha Arteta për lëndimin e Saliba.

“Ne jemi ende në pritje dhe ende kemi shpresa por padyshim, ka kaluar edhe një javë tjetër dhe ai nuk ka qenë në gjendje të stërvitet me ekipin.”

Në lidhje me mundësinë që Saliba të mos jetë në gjendje të luajë përsëri këtë sezon Arteta tha: “Për momentin nuk e kemi atë. Ne po përgatitemi për këtë lojë pa të dhe ndeshjen tjetër më shumë gjasa, por ndoshta do të vijë shumë shpejt. Ne duhet të shkojmë javë pas jave për momentin.”

Arsenali nuk ka arritur ta shmangë pranimin e golave qëkur u lëndua Saliba, duke i pranuar shtatë gola në tri ndeshjet e fundit në Premierligës. Në dy prej këtyre ndeshjeve, topçinjtë e lëshuan nga dora një epërsi prej dy golave kundër Liverpoolit dhe West Hamit për të barazuar 2:2 në të dy rastet, para se t’i pësonin në shtëpi tri gola ndaj Southamptonit që është në fund të tabelës./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme