Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri titullar me Zvicrën ndaj Andorrës, Bislimi as rezervë
Kombëtarja e Zvicrës do ta zhvillojë përballjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian, kundër Andorrës.
Zvicra tashmë ka publikuar formacionin bazë ku mesfushori Granit Xhaka dhe sulmuesi Xherdan Shaqiri do të luajnë nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Andorra (5-4-1): Alvarez; Rubio, Guillen, Alavedra, Llovera, San Nicolas; Alaez, Rebes, Vales, Cervos; Rosas
Zvicra (3-4-2-1): Kobel; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Fernandes, Zakaria, Xhaka, Freuler; Shaqiri, Vargas; Amdouni.

Sipas kësaj liste të UEFA-s, Uran Bislimi nuk ndodhet as në stol te Zvicra.
Ndeshja do të nis me fillim nga ora 20:45.