Granit Xhaka: Blerjet e reja janë përshtatur, jemi gati për Crystal Palace
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është optimist për fitore ndaj Crystal Palace, derisa ka deklaruar se blerjet e reja janë përshtatur mjaftë mirë në skuadër.
“Topçinjtë” kanë kaluar një afat të mirë kalimtar duke sjellë disa lojtarë me talentë në skuadër, derisa kanë qenë të pamposhtur në fazën parapërgatitore.
Në sfidën e fundit, Arsenal ‘demoloi’ gjigantin spanjoll Sevilla me rezultat 6:0, kurse tani janë duke u përgatitur për sezonin e ri.
Shqiptari para sezonit të ri të Premierligës ka deklaruar se nënshkrimet kanë sjellë mentalitetin fitues.
“Nënshkrimet që kemi bërë na kanë dhënë neve diçka më tepër se të fitosh, na kanë dhënë mentalitetin se si të fitohet cilësia, natyrisht. Është si mozaik, duhet cilësia, natyrisht, por që nëse ata nuk përshtaten me ekipin, do të jetë e vështirë të arrihet diçka”.
Tutje, ai thotë se transferimet e fundit janë përshtatur shumë mirë te skuadra angleze dhe beson që do ta nisin edicionin në mënyrën më të mirë kundër Crystal Palace.
“Blerjet janë përshtatur mjaft mirë me ekipin. Nga vitit në vit ne jemi përmirësuar. Është lehtë të flitet sesa të bëhet, sigurisht, por që kam një ndjenjë të mirë se do të jemi gati për nisjen kundër Crystal Palace dhe më pastaj të shohim e të shpresojmë që mund t’i arrijmë caqet që kemi”, shtoi Xhaka.
Arsenal do e hap sezonin 2022/23 në Premierligë, ku ditën e premte do ta zhvillojë sfidën e parë si vendas i Crystal Palace në “Emirates Stadium”.
Gjatë fazës parapërgatitore, Arsenal triumfoi ndaj klubeve si Ipswich (5:1), Nurnberg (3:5), Everton (2:0), Orlando City (1:3), Chelsea (4:0) dhe Sevillas (6:0), derisa u mposht ndaj Brentfordit në një ndeshje që u zhvillua me dyer të mbyllura (1:2).
