Grand Slami i Gjeorgjisë: Nora Gjakova në gjysmëfinale - NACIONALE

Grand Slami i Gjeorgjisë: Nora Gjakova në gjysmëfinale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit Tbilisi në Gjeorgji, pasi e mundi gjermanen Pauline Starke në çerekfinale.

Kampionia olimpike e Kosovës Gjakova fitoi me lehtësi ndaj gjermanes për ta vazhduar rrugën drejt medaljes së artë, raporton Nacionale.

Gjakova, 30 vjeçe, do të përballet me kanadezen Jessica Klimkait në gjysmëfinale në kategorinë -57 kilogramë.

Nëse fiton, atëherë ajo do ta ketë siguruar medaljen e argjendtë të paktën dhe mundësinë për të luftuar për medalje të artë.

Në rast disfate, Gjakova do ta kishte edhe një mundësi për të luftuar për medaljen e bronztë.

Paraprakisht, Distria Krasniqi arriti në finale në kategorinë -52 kilogramë.

Ndërkohë, dy garuese të tjera kosovare në këtë turne, Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq u eliminuan herët në kategoritë e tyre përkatëse.

Lajme të ngjashme