Graham Potter i hapur për rikthimin e Romelu Lukakut te Chelsea - NACIONALE

Graham Potter i hapur për rikthimin e Romelu Lukakut te Chelsea

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Graham Potter mendon se sulmuesi Romelu Lukaku prapë mund të ketë një të ardhme te Chelsea duke e quajtur "lojtar fantastik".

Chelsea shpenzoi 97.5 milionë funte për të nënshkruar me Lukakun nga Interi në gushtin e vitit 2021, por belgu dëshpëroi në sezonin e parë në "Stamford Bridge" duke shënuar 15 gola në 44 paraqitje.

29-vjeçari pastaj u kthye te Inter në formë huazimi, por sulmuesi ka pësuar lëndime të shpeshta duke shënuar pesë gola në vetëm 19 paraqitje.

I pyetur për një rikthim të mundshëm, me Inter që nuk dëshiron ta blejë, Potter për "Canal+" tha: "Është ende lojtar i Chelseas dhe jemi duke e vëzhguar sigurisht".

"E kuptojmë që është huazim dhe këto vendime merren gjatë verës. Ai është lojtar fantastik, dikush që e njohim dhe e pëlqejmë".

"Por sërish, duhet të flasim në verë sepse po luan në formë huazimi tek një klub tjetër".

Ndërkohë, drejtori i Interit, Beppe Marotta ka bërë me dije se Lukaku do të rikthehet në "Stamford Bridge" gjatë verës.

"Huazimi ishte për një sezon deri më 30 qershor bazuar se sa mirë luan, ai do të rikthehet te Chelsea".

"Ka qenë një sezon i papritur, jam duke iu referuar Kupës së Botës. Problemi që kemi pasur ka ndodhur edhe nga klubet e tjera dhe lojtarët që kanë luajtur në Kupën e Botës".

"Lukaku është në pikën e çështjes. Brozovic nuk është Brozovici që njohim. Lukaku nuk ka gjetur formën dhe nivelin që të luajë futbollin më të mirë. Ai ende nuk është lojtari më i mirë që kemi parë ndër vite", kishte deklaruar ai për “Sky Italia”.

Lajme të ngjashme