Graham Potter favorit për ta zëvendësuar Ten Hagun - NACIONALE

Graham Potter favorit për ta zëvendësuar Ten Hagun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish trajneri i Chelseas Graham Potter është top kandidat për ta zëvendësuar Erik ten Hagun nëse ky i fundit largohet nga Man Unitedi.

Mirëpo, nëse “Djajtë e Kuq” e duan Potterin atëherë duhet të veprojnë pak më shpejtë pasi tekniku anglez kërkohet edhe nga Napoli.

48-vjeçari është i papunë që kur u shkarkua nga Chelsea në muajin prill, pas shtatë muajve të tmerrshëm në “Stamford Bridge”.

Sidoqoftë, pavarësisht dështimit te Chelsea – Potter ka një reputacion fantastik falë punës së madhe te Brighton dhe që atëherë ka qenë i lidhur me disa klube si Nice, Leicester, Crystal Palace, Rangers dhe Lyon.

Mirëpo, raportohet se Potter preferon një skuadër që garon në Ligën e Kampionëve me Napolin si opsion tjetër, pasi Rudi Garcia është nën presion dhe mund të shkarkohet së shpejti.

Sipas “The Sun”, Potter është admirues i madh i Sir Jam Ratcliffe që do të drejtojë në këtë aspekt sapo të blejë 25 për qind të aksioneve të 20 herë kampionit të Anglisë.

Ten Hag gjithashtu mbetet nën presion të vazhdueshëm pasi ka nisur sezonin më të keq në histori, duke pësuar gjashtë humbje në 12 paraqitje në të gjitha garat.

Rezultatet kanë ndikuar që të renditen në pozitën e nëntë në tabelë, gjashtë pikë prapa liderit Man City si dhe në vendin e fundit në grupin e Ligës së Kampionëve ku të martën duhet me patjetër ta mposhtin Copenhagen që të mbesin në garë për një kualifikim tutje si pozitë e dytë.

Në këtë listë përpos Potter ndodhen edhe Zinedine Zidane, Julian Nagelsmann dhe Roberto de Zerbi.

Lajme të ngjashme