GOOOOOOOOOOOOOOOL, Walid Hamidi shënon golin e dytë të Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit (VIDEO)
Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka dyfishuar epërsinë ndaj gjigantit kroat, Dinamo Zagreb.
Pasi mbylli pjesën e parë në epërsi me golin fantastik të Almir Kryeziut, tani ‘Xhebrailat’ kanë shënuar edhe të dytin, duke ecur sigurt drejt fitores së parë në grupe.
Zhvillohej minuta e 83-të, kur Walid Hamidi përfitoi një top nga një pakujdesi në mbrojtje për të finalizuar bukur mes këmbeve të portierit për rezultatin 2:0.
⚽️ 🇪🇺 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb | Walid Hamidipic.twitter.com/m6u32b4IaT
— FootColic ⚽️ (@FootColic) October 5, 2023