Goli më i mirë i vitit nga FIFA i takon Marcin Oleksyt
Pas çmimit për portierin më të mirë të vitit, radha erdhi për golin më të mirë të shënuar gjatë vitit 2022, të njohur me emrin Puskas, ku në garë ishte Richarlison me golin e shënuar për Brazilin ndaj Serbisë në Kupën e Botës, Marcin Oleksy i cili shënoi gol të shumë të bukur dhe Dimitry Payet.
Oleksy, i cili ka një këmbë të amputuar shënoi për skuadrën e tij Warta Poznan, në ligën profesionale të Polonisë me lojtarë që janë me aftësi të kufizuara, dhe ky gol u vlerësua si më i miri i vitit 2022 nga FIFA.
🏆 The FIFA Puskas Award goes to Marcin Oleksy!
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 27, 2023
...and what a goal it was 🤩 pic.twitter.com/2LEkSUbfHN