Golat më të mirë të Peles, përfshirë gërshërën e famshme
Edson Arantes do Nascimento, për shumë futbollistë i njohur si Pele ndërroi jetë ditën e enjte pas një lufte të gjatë me kancerin.
Ai ishte golashënuesi më i mirë në histori, derisa priu në suksesin e kombëtares së Brazilit duke fituar tre tituj të kampionit të botës në vitet 1958, 1962 dhe 1970.
Në nivelin internacional, ai shënoi 77 gola në 92 ndeshje që vazhdon të jetë rekord në Brazil. Ndërsa në nivelin e klubeve në shtetin brazilian shënoi 643 gola në 659 ndeshje, një tjetër rekord.
Pele ishte një mega yll në skenën ndërkombëtare për shkak të aftësive të tij në fushë. Këtu janë disa nga bëmat e tij të paharrueshme, duke përfshirë golin e famshëm gërshërë.
Së pari, këtu është "goditja me biçikletë" e famshme që Pelé pretendon se e ka bërë vetëm tre ose katër herë në karrierën e tij. Ky klip ka tre prej tyre, por pa përfshirë goditjen e tij me biçikletë në filmin Victory të vitit 1981 me aktorët Michael Caine dhe Sylvester Stallone.
Ndërsa, këtu është një videoklip i golave më të paharrueshëm dhe të pabesueshëm të Pele gjatë karrierës së tij.