Gol i bukur nga Rice, Anglia në epërsi ndaj Italisë - NACIONALE

Gol i bukur nga Rice, Anglia në epërsi ndaj Italisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Anglisë pas vetëm 13 minutave lojë ka arritur të kalojë në epërsi si mysafir i Italisë.

Ishte mesfushori Declan Rice që me një goditje të bukur nga afërsia i dha epërsinë "Tre Luanëve".

Fillimisht, Harry Kane tentoi pas një harkimi të Bukayo Sakas, mirëpo goditja iu devijua dhe nga topi i kthyer përfitoi ylli i West Hamit që ishte i pagabueshëm.

Lajme të ngjashme