Gol i bukur nga Dembele, Barcelona në epërsi ndaj Atletico Madridit
Barcelona ka kaluar në epërsi pas vetëm 22 minutave lojë në kryederbin e xhiros së 16-të ndaj Atletico Madridit.
Ishte sulmuesi francez Ousmane Dembele që me një gol të bukur i dha epërsinë katalunasve (22').
Punën më të madhe e kreu Pedri duke dribluar mes tre futbollistëve pastaj pasoi te Gavi, i cili asistoi për Dembelen, me këtë të fundit që nuk dështoi nga afërsia.
Kështu, rezultati momental është 0:1.