Goditi me bërryl yllin e Liverpoolit, Hatzidakis nuk do të gjykojë në asnjë ndeshje deri në përfundim të hetimeve - NACIONALE

Goditi me bërryl yllin e Liverpoolit, Hatzidakis nuk do të gjykojë në asnjë ndeshje deri në përfundim të hetimeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjyqtari anësor, Constantine Hatzidakis, nuk do të gjykojë asnjë ndeshje deri sa të përfundojnë hetimet për një goditje me bërryl të supozuar ndaj yllit të Liverpoolit, Andrew Robertson, ka konfirmuar PGMOL.

Hatzidakis u afrua afër mbrojtësit anësor në përfundim të pjesës së parë të takimit Liverpool – Arsenal dhe pak sekonda më vonë Roberston ishte ai që këmbëngulte se ishte goditur në fyt nga ai, nga ku u ndëshkua me karton të verdhë për ankesa.

NBC Sports Soccer on Twitter: "Andrew Robertson has been issued a yellow card and Jordan Henderson appears to bump one of the assistant refs at the half. 📺: @peacock | #LIVARS https://t.co/bXpVD8TyQ2" /

Jordan Henderson në rolin e kapitenit u afrua te gjyqtari kryesor për të diskutuar mbi incidentin, por kjo nuk ndryshoi asgjë, me Hatzidikas që ishte në krye të detyrës edhe në pjesën e dytë të takimit.

Në një deklaratë të PGMOL pas ndeshjes konfirmoi se ishte në dijeni të incidentit, pasi rasti u kap nga kamerat televizive gjatë transmetimit.

PGMOL are investigating an alleged elbow by assistant referee Constantine Hatzidakis on Andy Robertson during Liverpool vs Arsenal Clash | Futball News

Tani kjo shoqatë ka marrë vendim që të mos e emërojë gjyqtarin në asnjë ndeshje deri në përfundim të një hetimit. Kjo u bë e ditur sot me anë të një komunikate.

“PGMOL nuk do ta emërojë Constantine Hatzidikas në asnjë ndeshje të asnjë gare nacionale, ndërkohë që FA heton incidentin që përfshin gjyqtarin anësor dhe mbrojtësin e Liverpool, Andrew Robertson në Anfield.”

Pavarësisht incidentit, Liverpooli arriti të këndellej në ndeshjen ndaj Arsenalit, ku ishin duke humbur 2:0, për të barazuar në fund 2:2, nga ku kishin shansin të fitonin në fund, por portieri i topçinjve u tregua fenomenal në minutat shtesë për të siguruar të paktën një pikë për skuadrën e tij.

Lajme të ngjashme