“Godet” KB Vëllaznimi: Transferon Osaikhwuwuomwam
Klubi basketbollistik nga Gjakova Vëllaznimi ka njoftuar marrëveshjen me qendrën holandeze Craig Osaikhwuwuomwam.
33-vjeçari ka lujatur në klube shumë të njohura në Holandë, andaj edhe eksperienca e tij do ta ndihmojë edhe më shumë klubin gjakovar.
KB Vëllaznimi ka bërë pak edhe shaka në rrjetet sociale duke shkruar se “Emri i tij është i vështirë, ashtu siç do ta kenë të vështirë ekipet kundërshtare ta ndalin atë”.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“KB Vëllaznimi mbetet i përkushtuar për të forcuar ekipin dhe për të arritur rezultate sa më pozitive, andaj kemi kënaqësinë të prezantojmë lojtarin më të ri, qendrën holandeze, Craig Osaikhwuwuomwam.
Craig është qendër e njohur 33 vjeçare dhe i gjatë 211cm.
Ai ka një eksperiencë të gjatë në top kampionate evropiane ku për 10 sezone luajti në elitën e basketbollit holandez për skuadra si Apollo Amsterdam, Nijmegen Magixx, LWD Basket, Donar Groningen dhe Lamstede Hammers, kurse luajti edhe në elitën e Republikës së Çekisë për BK Armex dhe për top ekipin estonez, Talinna Kalev.
Craig njihet si lojtar me karakteristika të shumëanshme dhe me shumë dimensionalitet në sulm, duke pasur shkathtësi asistuese, ashtu si ato defensive.
Emri i tij është i vështirë, ashtu siç do ta kenë të vështirë ekipet kundërshtare ta ndalin atë”.