"Gjithmonë zëvendësimet e njëjta" - Hazard ankohet te Vazquez për minutazhën e ulët te Real Madrid
Sulmuesi Eden Hazard është parë duke u ankuar te mbrojtësi Lucas Vazquez mbi vendimet e trajnerit Carlo Ancelotti për zëvendësimet e bëra.
Belgu nuk është duke zhvilluar aspak minuta nën urdhrat e Carlo Ancelottit pavarësisht që është në formë të duhur, pra nuk është i lënduar.
Gjatë ndeshjes së fundit kundër Real Betisit, Hazard u ankua për vendimet e teknikut italian duke thënë se është duke bërë gjithmonë zëvendësimet e njëjta.
“Gjithmonë të njëjtat zëvendësime”, raportohet se belgu i tha spanjollit, i cili pastaj nisi të qeshë.
❗🎥 | 𝐁𝐎𝐌𝐁𝐀!
— E. Hazard Tweets (@EHazardTweets) September 5, 2022
🗣️ : "𝗔𝗹𝘄𝗮𝘆𝘀 𝘁𝗵𝗲 𝘀𝗮𝗺𝗲 𝘀𝘂𝗯𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝘁𝗶𝗼𝗻𝘀!" 😳
- Eden Hazard to Lucas Vazquez
Video & translation via: @ShowBlancos & @yaserAQ2pic.twitter.com/i0XvZPioo4
Vetëm 39 minuta në këto katër sfidat hapëse të La Liga-s
Eden Hazard ka zhvilluar vetëm 39 minuta për Real Madridin, e të gjitha ka qenë si zëvendësues.
Fillimisht, në ndeshjen hapëse të La Liga-s, Hazard luajti 32 minuta në pozitën e qendërsulmuesit së dytë prapa Karim Benzema, por që nuk gjeti rrjetën.
Kurse, zhvilloi shtatë minuta në fitoren bindëse ndaj Celta Vigos (1:4), duke humbur një penallti. Këto ishin minutat e vetme që luajti këtë edicion, pasi ndaj Espanyol dhe Real Betis qëndroi vetëm në stol.
Raportimet vazhdojnë të thonë se Ancelotti e sheh Hazardin si opsioni i fundit për sulm dhe që ky i fundit nuk do të ketë shumë mundësi që të tregojë kualitetin këtë edicion.
Përndryshe, Hazard refuzoi të largohet në verë nga Real Madrid me dëshirën që të tregojë kualitetin, gjë që nuk është duke e arritur.
Në ndeshjen e radhës, Real Madrid është mysafir i Celticut, me Hazard që është në listën e Ancelottit por mbetet të shihet nëse do të zhvillojë ndonjë minutë.
Përballja mes Celticut dhe Realit do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00.