“Gjithçka është e mundur”, Eric Dier flet për shanset e Premierligës për titull - NACIONALE

“Gjithçka është e mundur”, Eric Dier flet për shanset e Premierligës për titull

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Eric Dier beson se ende ka gjasa për Tottenhamin që ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon.

Spurs e nisën për mrekulli sezonin nën urdhrat e Andre Postecoglout, duke qenë të pamposhtur në 10 ndeshjet e para dhe në krye të Premierligës.

Por, pastaj nisën rezultatet negative duke pësuar dy humbje radhazi, nga Chelsea 4:1 dhe nga Wolves 2:1.

Dier që ka mbetur jashtë formacionit bazë mendon se Tottenham mund ta fitojë titullin e Premierligës.

Jemi në fillimin e sezonit, ka ende kohë të gjatë për të shkuar deri në fund”.

Kam eksperiencë të mjaftueshme për të ditur se gjithçka është e mundur”, deklaroi ai për “Web Summit”.

E ardhmja e Dier mbetet në dyshime pasi është pa kontratë në verë dhe është i lirë që të nis negociatat me klubet jashtë Anglisë në fundin e muajit tjetër.

29-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit te Sporting Lisbon, skuadër kjo ku e nisi karrierën.

Jam i sigurt se do të rikthehem një ditë. Nëse gruaja ime dëshiron, do të rikthehemi një ditë për të jetuar sapo ta përfundojë karrierën”.

Të rikthehem për të luajtur këtu, asnjëherë nuk e di, nuk mund të thuash”.

Sporting është klubi im, gjithmonë do të jetë është këtu ku kalova 12 vite. Portugalia gjithashtu për mua është si në shtëpi”.

Jam 29 vjeç prandaj kam shpresë për të luajtur edhe për disa vite. Jam ende i ri. Për mua futbolli është prioritet”.

Lajme të ngjashme