Gjithçka e barabartë në Etihad, De Bruyne i shënon Real Madridit - NACIONALE

Gjithçka e barabartë në Etihad, De Bruyne i shënon Real Madridit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Real Madridit pas gjysmë ore lojë në pjesën e dytë.

Mbretërit dolën në epërsi me golin e Rodrygos në minutën e 12-të dhe që nga atëherë skuadra e Pep Guardiolës kishte kontrollin total të ndeshjes.

Ishte vetëm Lunin që shpëtoi skuadrën e tij disa herë, por në rastin e De Bruynes ai nuk arriti të bënte asgjë, me belgun që nga afërsia në minutën e 76-të shënoi për 1:1.

Kujtojmë se momentalisht rezultati i përgjithshëm është i barabartë dhe nëse 90 minuta përfundojnë kështu, fituesi do të kërkohet në vazhdime.

Lajme të ngjashme