Gjilani përforcohet me Leunit Sahitajn
Skuadra e Gjilanit ka nisur të përforcohet me shpresën që t’i ikë zonës së rrezikshme.
Ky vit ka qenë i tmerrshëm për gjilanasit, pasi jo vetëm që nuk garuan për një vend në Evropë, janë duke rrezikuar edhe rënien nga liga.
Megjithatë, skuadra që u këndell financiarisht vetëm para disa muajve është duke vazhduar me investime, ku kanë siguruar shërbimet e Sahitajt.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.
22 vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.
Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofansiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.