Gjilani me përmbysje mposht Llapin, Ballkani ndalet nga Dukagjini - NACIONALE

Gjilani me përmbysje mposht Llapin, Ballkani ndalet nga Dukagjini

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjilani ka bërë një rikthim fantastik për të triumfuar ndaj Llapit, derisa Ballkani është ndalur në një barazim pa gola ndaj Dukagjinit.

Sfida më interesante ishte në Gjilan, ku skuadra e Ardian Nuhiut shënoi fitore 2:1 ndaj Llapit.

Mysafirët e nisën më mirë duke marrë epërsinë përmes Ardit Tahirit, i cili realizoi pas asistimit të Ramadanit (44’).

Pas kësaj, Gjilani kishte disa raste shënimi përmes Jarovic e Bashës, megjithatë Laroshi mahniti me super pritje.

Ishte Morina që realizoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin (85’), kurse vetëm një minutë më vonë Gjilani e përmbysi epërsinë falë Robert Rrahmanit (86’).

Gjilani me këtë fitore ngjitët në pozitën e tetë me 12 pikë, kurse Llapi zë vendin e pestë me 14 sosh.

Në anën tjetër, Dukagjini ka marrë një pikë të madhe në shtëpi kundër Ballkanit, sfidë që përfundoi me rezultat 0:0.

Edhe pse Ballkani ishte më kërkuese, assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen e klubit nga Klina.

Minutat e fundit ishin mjaftë të tensionuar ku si Inacioni i Ballkanit ashtu edhe Morina i Dukagjinit u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Ballkani mbetet lider në Superligën e Kosovës me 18 pikë të mbledhura, kurse Dukagjini renditet në pozitën e parafundit me 10 sosh.

Lajme të ngjashme