Gjilani e shijon fitoren e parë në Superligë, mposht Niklin ‘74 - NACIONALE

Gjilani e shijon fitoren e parë në Superligë, mposht Niklin ‘74

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sport Club Gjilani ka arkëtuar pikët e plota për herë të parë këtë sezon, duke shënuar fitore në shtëpi ndaj Feronikelit ’74.

“Skifterët” zhvilluan një paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 2:0.

Pas vetëm tre minutave lojë, Senad Jarovic i dha epërsinë Gjilanit me një gol të bukur.

Feronikeli kishte një mundësi të mirë për ta barazuar rezultatin, por që dështoi ta finalizonte.

Pas kësaj, Gjilani vazhdoi me dominimin. Ishte Sait Bulali që e vulosi fitoren pas asistimit të Robert Rrahmanit (45’).

Vlen të ceket se te Gjilani edhe debutoi mbrojtësi Armend Thaqi, që hyri si inkuadrues në minutën e 55-të.

Me këtë fitore, Gjilani mbledh pesë pikë derisa Feronikeli mbetet skuadra e vetme këtë sezon që ende nuk ka asnjë pikë, edhe pse ka zhvilluar pesë ndeshje.

Lajme të ngjashme