Gjilani e ndal Ballkanin, rihapet gara për titull
Sport Club Gjilani ka arritura ta fitojë një pikë në shtëpi ndaj kampionit në fuqi Ballkanit.
Derbi kosovar ishte shumë interesant nga minuta e parë, me “Xhebrailat” që ishin më kërkuese megjithatë pa gola.
Ballkani e nisi më mirë me Bleart Tolaj që rrezikoi disa herë në pjesën e parë, mirëpo nuk kishte asnjë rrezik për Halimin.
Gjilani nisi të krijojë disa kundërsulme vetëm në pjesën e dytë, duke tentuar me Nasko Milev mirëpo goditja e këtij të fundit përfundoi jashtë portës.
Ballkani rastin më të mirë e kishte në minutat e fundit të kohës së rregullt, por Danfa nuk e finalizoi harkimin fantastik, duke dështuar nga afërsia.
Kësisoj, të dy klubet u pajtuan me vetëm nga një pikë të fituar në këtë përballje.
Ballkani tani ka 40 pikë në Superligën e Kosovës, vetëm gjashtë mbi Llapin dhe Dritën derisa Gjilani gjendet në zonën e rrezikshme, më saktësisht në pozitën e tetë me 18 sosh.