Gjigantët evropianë në garë për Albian Hajdarin - NACIONALE

Gjigantët evropianë në garë për Albian Hajdarin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Top skuadrat nga ligat më të forta në botë janë duke shprehur interesim për mbrojtësin me prejardhje nga Kosova Albian Hajdarin.

Hajdari ka mahnitur të gjithë falë paraqitjeve të mrekullueshme te Lugano, ku edhe mori ftesë nga Zvicra për paralistën e “Euro 2024”, megjithatë Murat Yakin e ktheu në shtëpi vetëm disa ditë më vonë.

20min.ch” raporton se Girona, Torino dhe Ausgburg tashmë ndodhen në negociata për të nënshkruar me lojtarin që përfaqëson Zvicrën në nivelin ndërkombëtar.

Hajdari e njeh pak Italinë ngase dikur ishte te akademia e Juventusit, skuadër nga e cila u huazua te Lugano, e pastaj kjo e fundit e bleu përfundimisht.

Qendërmbrojtësi ndër të tjera ende mund të luajë për Kosovën, por diçka e tillë vështirë që të realizohet sidomos pasi mori ftesë nga Zvicra për atë paralistë.

Para finales së Kupës të Zvicrës, Hajdari komentoi shkurtimisht sezonin e kaluar.

Më duhen disa ditë për të reflektuar mbi sezonin në përgjithësi. Jam i lumtur që munda t’ia paguaj besimin trajnerit dhe tërë klubit të Luganos”.

Edicionin e kaluar Hajdari ishte kyç në suksesin e Luganos duke zhvilluar 45 paraqitje, duke kontribuar me tre gola dhe një asistim në proces.

Lajme të ngjashme