Gjest i pahijshëm nga Vedat Muriqi, i tregon gishtin e mesit kundërshtarit dhe ndëshkohet me karton të kuq - NACIONALE

Gjest i pahijshëm nga Vedat Muriqi, i tregon gishtin e mesit kundërshtarit dhe ndëshkohet me karton të kuq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është ndëshkuar me karton të kuq direkt te skuadra e tij Mallorca.

Kartoni i kuq për 'piratin' erdhi pasi ai bëri një gjest të pahijshëm në fund të lojës.

Muriqi i tregoi gishtin e mesit kundërshtarit të tij, pasi ky i fundit u pa duke e provokuar.

Image

VAR e shikoi rastin dhe e njoftoi gjyqtarin kryesor për rastin në fjalë, ku si rrjedhojë pasoi ndëshkimi me karton të kuq direkt.

Ndonëse e la skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë, Mallorca ia doli ta fitonte ndeshjen në minutat shtesë, pasi Mojica shënoi për 3:2.

Lajme të ngjashme