Gjermania në epërsi ndaj Danimarkës, Havertz realizon nga penalltia - NACIONALE

Gjermania në epërsi ndaj Danimarkës, Havertz realizon nga penalltia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Gjermanisë ka kaluar në epërsi ndaj Danimarkës, me Kai Havertz që u tregua i saktë nga penalltia.

Pjesa e dytë filloi shumë furishëm për të dy palët.

Ishte Danimarka që shënoi fillimisht me Andersen, por që ky gol u anulua nga VAR.

Andersen doli të ishte fytyra tragjike, pasi në vijim ai preku topin me dorë në zonë dhe pasi gjyqtari kryesor u konsulltua me VAR, vendosi të akordonte penallti.

Nga 11 metra, Kai Havertz shënoi për 1:0 në minutën e 53-të.

Tani Gjermania është shumë afër kalimit në çerekfinale.

Lajme të ngjashme