Përfundon koha e rregullt: Gjermania e barazon rezultatin ndaj Spanjës, Wirtz shënon gol të bukur
Kombëtarja e Gjermanisë nuk është dorëzuar deri në fund, kështu duke arritur barazimin e rezultatit në 1:1 ndaj Spanjës, për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Pas golit të shënuar nga Dani Olmo, Gjermania u hodh në sulm, duke kërkuar me ngulm barazimin.
Këtë e arritën në minutën e fundit të takimit, kur Joshua Kimmich asistoi, ndërsa Florian Wirtz shënoi bukur për rezultatin 1:1.
Goal: Florian Wirtz | Spain 1-1 Germany pic.twitter.com/UH9tSULOaB
— PushGoals (@PushGoals) July 5, 2024
Me këtë rezultat ka mbaruar koha e rregullt, me çerekfinalen e parë që shkon në vazhdime, për t'u kërkuar gjysmëfinalisti i parë i Evropianit.