“Gjenerali” Gliha: Luajtëm shumë mirë - NACIONALE

“Gjenerali” Gliha: Luajtëm shumë mirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Kosovës Primoz Gliha thotë se zhvilluan paraqitje të mirë, por që iu mungoi sulmuesi klasik.

Kosova pësoi humbje turpëruese nga Bjellorusia, duke i mbyllur këto kualifikuese si vend i parafundit.

Pas ndeshjes për “Klan Kosova”, Gliha tha se lojtarët luajtën shumë mirë, por edhe gjyqtari nuk reagoi mirë duke mos e shikuar VAR-in te rasti i penalltisë.

“Faleminderit lojtarëve sepse luajtën shumë mirë nga fillimi. Në këto tre ndeshje, por pa sulmues klasik është mjaftë vështirë”.

“Gjyqtari nuk e shikoj penalltinë, ishte 100 për qind penalltinë. Po po, situata ishte e qartë. Tifozët? Ishin të lumtur kundër Zvicrës në Zvicër, herën e dytë mund të mos jenë”.

I pyetur si e humbi shansin, Gliha tha se humbja e parë nga Bjellorusia dhe pastaj barazimi me Andorrën e eliminoi Kosovën nga “Euro 2024”.

“Nuk e mposhtëm Andorrën dhe Bjellorusinë, këto ishin pikët e humbura dhe për këto arsye e humbëm timonin për Euro. Nuk foli për ndeshjen e parë (ndaj Bjellorusisë), sonte patëm shumë raste dhe nuk i konkretizuam”.

“Të vazhdosh si trajner? Pyesni presidentin”.

Lajme të ngjashme