Giresse: Grupi jonë nuk është i vështirë - NACIONALE

Giresse: Grupi jonë nuk është i vështirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, beson se Grupi I kualifikues për Euro 2024 nuk është shumë i vështirë për dardanët.

Kosova është në një grup me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë, Rumaninë dhe Andorrën.

Verdhekaltrit do t’i fillojnë kualifikimet me një përballje me rivalin e drejtpërdrejt për vendin e dytë në Grupin I, Izraelin, të shtunën më 25 mars në Tel Aviv.

Përgjithësisht ndodhemi në një grup që nuk është shumë i vështirë, por këto ekipe nuk duhet të nënçmohen. Kemi ambicie për të shkuar tutje, prandaj jemi këtu”, tha Giresse të hënën në një konferencë për media.

Tri ditë më vonë, ata e presin në kryeqytet kombëtaren më pak favorite, Andorrën, të martën më 28 mars.

Trajneri Alain Giresse i ka thirrur plot 25 futbollistë për këto dy ndeshje, përfshirë një të Superligës vendore, Albion Rrahmanin e Ballkanit.

Francezi 70-vjeçar do ta nxjerrë skuadrën në stërvitje sot në orën 15:00 në kampin nacional në Hajvali.

Kosova nuk është kualifikuar kurrë në një garë të madhe, dhe kjo është hera e dytë që prej se u pranua në UEFA e FIFA që luan në kualifikime për një evropian, pas atij për Euro 2020, kur ishte shumë afër arritjes historike.

Përveç Izraelit dhe Andorrës, në grupin e Kosovës bëjnë pjesë edhe Zvicra, Bjellorusia dhe Rumania.

Ky shihet si grupi më i lehtë që ka mundur t’i binte në short dardanëve, prandaj pritet që ata të luftojnë me Izraelin për vendin e dytë, të fundit që dërgon në Euro 2024.

Lajme të ngjashme