Gianni Infantino rizgjidhet presidenti i FIFA-s - NACIONALE

Gianni Infantino rizgjidhet presidenti i FIFA-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gianni Infantino është rizgjedhur president i FIFA-s për një mandat të ri katërvjeçar, pasi nuk e pati asnjë kundërshtar në zgjedhjet e mbajtura të enjten në Kigali të Ruadnës.

Infantino do të qëndrojë në krye të shtëpisë së futbollit botëror deri në vitin 2027.

Avokati zviceran 52-vjeçar, i cili e pasoi Sepp Blatterin në vitin 2016, e fitoi mandatin e tretë me aklamacion, tamam sikur katër vite më parë.

Ju dua të gjithëve”, Infantino iu tha delegatëve në kryeqytetin e Ruandës, ku sistemi i votimit nuk e regjistroi numrin e votave kundër.

Derisa statutet e tanishme të FIFA-s e kufizojnë mandatin e presidentit në tri mandate nga katërvjeçare, Infantino ia ka shtruar tashmë vetes rrugën për ta mbajtur pushtetin deri në vitin 2031, pasi në dhjetor kishte deklaruar se tri vitet e tij të para si president i FIFA-s nuk llogariteshin si mandat i plotë.

Federata e Futbollit e Kosovës e mbështeti Infantinon, por kishte federata të mëdha evropiane që i dolën kundër atij, si ajo e Gjermanisë.

Lajme të ngjashme