Gazzetta dello Sport: Amir Rrahmani pranë rinovimit me Napolin
Gazeta më e madhe italiane “Gazetta dello Sport”, njofton se mbrojtësi Amir Rrahmani do të nënshkruajë edhe për një vit kontratë me Napolin.
Pas paraqitjeve të mrekullueshme, ku është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Luciano Spallettit, presidenti Aurelien de Laurentiss ka vendosur t’ia rinovojë kontratën.
Kontrata nuk do të jetë afatgjatë, në fakt vetëm një vit si lloj dhurate për punën e shkëlqyer që po bën.
Kapiteni i Kosovës ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024, por duke marrë parasysh se skuadra italiane ka humbur shumë yje si agjent të lirë, presidenti i klubit ka vendosur të mos i përsëris gabimet duke vazhduar me Rrahmanin.
"Pastaj do të vjen mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, një qendërmbrojtës që menjëherë ka gjetur kuptimin me koreun jugor, Kim Minjae".
"Mbrojtësi do të vazhdojë deri më 2025 dhe do të jetë një dhuratë për ta vazhduar 'martesën’”, shkroi gazeta italiane.
Napoli: la società azzurra lavora per i rinnovi di Lobotka e Rrahmani https://t.co/UuQbufu4nu via @Il Mio Napoli
— Il Mio Napoli.it (@ilmionapoli) September 24, 2022
Në këtë raport, po ashtu njoftohet se edhe kapitenit Giovanni di Lorenzo, do t’i rinovohet kontrata.
"Një tjetër gjest i klubit është se do të diskutojnë me kapitein Goivanni Di Lorenzo deri më 2027, kur ai do të mbush 34, që është besim për ata që kanë dhënë vazhdimësi për projektin".
Kujtojmë, se ka pasur raportime të shumta që Rrahmani është në listën e futbollistëve që pëlqehen nga top klubet, një ndër to edhe gjiganti anglez Mancheshter United, por që nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare.
Përndryshe, Rrahmani ditën e shtunë, do të jetë një ndër mungesat e mëdha të Kosovës për sfidën kundër Irlandës Veriore.
Siç iu raportoi ekskluzivisht gazeta Nacionale, kosovari ka pësuar lëndim dhe assesi nuk arriti të shërohet me kohë, por që mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë, atë ndaj Qipros që zhvillohet në “Fadil Vokrri” të martën e ardhshme.
Për fund, sfida mes Irlandës Veriore dhe Kosovës do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.