Gaurdiola e konfirmon, Manchester City me katër mungesa të mëdha për përballjen nesër
Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka konfirmuar se nesër skuadra e tij do të hyjë në fushë me katër mungesa të mëdha. Erling Haaland, Kevin De Bruyne, Jeremy Doku e John Stones, do të mungojnë në ndeshjen ndaj Sheffield United në Etihad.
Mesfushori De Bruyne pësoi një dëmtim në hamstring në ndeshjen e parë të sezonit, anësori Doku ka qenë jashtë me një problem muskulor që nga fillimi i dhjetorit dhe sulmuesi Haaland ka mbetur jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në këmbë për tre javët e fundit. Mbrojtësi John Stones çaloi kundër Evertonit në mesjavë me një problem në kyçin e këmbës dhe tani Guardiola thotë se të katër nuk do të jenë të aftë për t'u përballur me njerëzit e Chris Wilder në Etihad të shtunën.
.png?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Të premten, Guardiola tha në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes: "Asgjë nuk ka ndryshuar nga ndeshjet e fundit. Të njëjtit janë të lënduar plus John Stones".

Pavarësisht se City në vendin e katërt nuk e ka fillimin më të mirë të sezonit dhe i mungojnë disa lojtarë kyç për shkak të lëndimeve, ata janë vetëm pesë pikë prapa liderit të ligës Liverpool - plus, ata kanë një lojë më pak. Kur këta lojtarë të kthehen në dispozicion, një skuadër me fytyrë tjetër mund të paraqitet në fushë, siç jemi mësuar nga sezonet e kaluara.

Pasi City të përfundojë vitin e tyre kundër Blades, ata do të fillojnë mbrojtjen e titullit të tyre në FA kup në shtëpi ndaj skuadrës së Championship Huddersfield Town më 7 janar përpara se të kthehen në Premierligë gjashtë ditë më vonë në ndeshjen kundër Newcastle United.